Ukrainë, protesta kundër vrasjes së avokates - Lajme - Kosova Sot
Ukrainė, protesta kundėr vrasjes sė avokates

Ukrainė, protesta kundėr vrasjes sė avokates

Qindra njerëz janë tubuar në kryeqytetin Kiev në Ukrainë duke kërkuar hetime gjithëpërfshirëse lidhur me vrasjen e avokates Iryna Nozdrovska, dhe kanë kërkuar dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, Arsen Avakov.

Protestuesit sot janë mbledhur para ndërtesës së policisë rajonale në Kiev, një ditë pasi ishte gjetur trupi i pajetë i avokates, e cila ishte raportuar e zhdukur më 29 dhjetor, pasi ishte angazhuar që një person i dënuar për shkaktim të vrasjes së motrës së saj, të mos arrinte të lirohej nga burgu.

Një shef i policisë rajonale në Kiev është takuar me protestuesit dhe u tha atyre se është krijuar ekipi special i ekspertëve për hetimin e vrasjes së avokates Nozdrovska.

(Kosova Sot)

11 orë e 47 minuta më parë
19/01/18
aaaaaaaa