Visar Ymeri jep dorëheqje nga pozita e kryetarit të VV-së

  • 02 January 2018 - 14:52
Visar Ymeri jep dorëheqje nga pozita e kryetarit të VV-së

Lëvizja Vetëvendosje ka thirrur një konferencë për media për sot në orën 15:00.

Sipas njoftimit të shkurtër, në konferencë do të flasë vetëm kryetari i VV-së, Visar Ymeri, pa ndonjë sqarim të mëtutjeshëm për atë që do të shpaloset para mediave.

“Sot, në ora 15:00, Lëvizja VETËVENDOSJE! mban konferencë për media, ku do të flas Kryetari Visar Ymeri. Konferenca mbahet në zyrat tona, në lagjen “Arbëria”. Ju ftojmë ta ndiqni!”, thuhet në njoftimin e VV-së.

Konferenca po thirret në një moment kritik për VV-në, pas kundërshtimeve e mospajtimeve mes eksponentëve të rëndësishëm të partisë.

Duke pasur parasysh intervistat e Ymerit dhe Dardan Molliqajt, të cilët nuk mohonin një përçarje të mundshme të VV-së – dhe fjalët e tyre që gjithçka do të zgjidhet pas daljes së Kurtit nga burgu – sot nuk mohohet mundësia që Ymeri të ofrojë dorëheqjen nga pozita e kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje.

Pas lirimit nga burgu, Kurti nuk ishte pritur në zyrë nga Ymeri e as Molliqaj, prej çka kuptohet se mospajtimet brenda VV-së nuk janë shuar ende, përkundër përpjekjeve të vazhdueshme që gjithçka të tejkalohet.

(Kosova Sot)