Doni t’i ruani makinat luksoze nga glasat e zogjve? Ja zgjidhja (FOTO)

  • 02 January 2018 - 15:46
Doni t’i ruani makinat luksoze nga glasat e zogjve? Ja zgjidhja (FOTO)

Zogjtë dhe pëllumbat që uleshin mbi pemë në një lagje të Bristol, ishin shndërruar në një problem të madh për banorët, deri ditën sa u gjet zgjidhja.

Arsyeja ishte se e kishin të pamundur për të ruajtur makinat e tyre luksoze BMW dhe Audi, të parkuara pranë shtëpive.

Për t’i shpëtuar këtij ‘makthi’, ata mbushën pemët me gozhdë ‘anti-zogj’ me qëllimin për t’i ndaluar që të mos lëshojnë glasa mbi makinat e tyre luksoze.

Gozhdët janë ngulur në degët e pemëve me qëllim që të mos i lejojnë të ulen ose të bëjnë fole në pemë.

Një metodë e tillë u përdor pas kësaj edhe në qendrat tregtare me qëllim që të ruhen blerësit nga ndotja e zogjve.

Image
Image

 

(Kosova Sot)