Rrahje brenda familjeve...

  • 02 January 2018 - 15:49
Rrahje brenda familjeve...

Një i dyshuar është arrestuar në Klinë pasi ka sulmuar fizikisht babanë e tij. Si pasojë e sulmit, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor.

Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Sulm fizik brenda familjes ka pasur edhe në Pejë. Aty një person dyshohet se ka sulmuar vëllanë e tij.

Edhe ky i dyshuar është dërguar në mbajtje me urdhër të prokurorit, ndërsa viktimaka pranuar tretman mjekësor.

Rrahje brenda familjes ka pasur edhe në Rahovec. Aty një i dyshuar, që ishte në gjendje të dehur, ka sulmuar vëllanë e tij. Edhe ky person është dërguar për mbajtje.

(Kosova Sot)