Ja se çka do të lexoni në edicionin festiv të gazetës me tirazhin dhe besimin më të madh në Kosovë, "KOSOVA SOT"!

  • 02 January 2018 - 15:47
Ja se çka do të lexoni në edicionin festiv të gazetës me tirazhin dhe besimin më të madh në Kosovë,

Shumë shkrime e intervista ekskluzive vetëm për gazetën "Kosova Sot" nga personalitete të shquara vendore dhe ndërkombëtare, reportazhe, analiza,rrëfime interesante, shou biz, art dhe kulturë, sport, dieta, fjalëkryqe, horoskopi vjetor, dhe të gjitha parashikimet për Vitin e Ri 2018.

Ekskluzivisht për gazetën lidere Nr. 1 në Kosovë, "Kosova Sot", shkruajnë ambasadori amerikan, Greg Delawie, shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë Natalia Apostolova, europarlamentari raportues i ri për Republikën e Kosovës, Igor Shaltes dhe shumë të tjerë. Në numrin festiv të gazetës mund të lexoni Intervistën ekskluzive me Kryetarën e Gjykatës Speciale Ekaterina Trendafilova-s, e cila ekskluzivisht për "Kosova Sot" flet se:

• A mund t'i shpëtojnë drejtësisë ish-krerë të UÇK-së, që sot janë në pushtet?

• A do të jenë të akuzuar të Speciales Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe Ramush Haradinaj?

• Kush do të jenë të akuzuarit dhe kur do të ngritën aktakuzat e para?

• Intervistë ekskluzive me kryeprokurorin e Kryeprokurorisë së shtetit, z. Aleksandër Lumezi:

• A do të sillen para drejtësisë mafio-oligarkët e inkriminuar që u pasuruan kundërligjshëm e në mënyrë marramendëse, me mbështetjen e mafio-politikës dhe nëntokës mafioze në Kosovë?

• A do të konfiskohen pasuritë e mafio-oligarkëve nëpër "parajsa fiskale", si në Maltë, Panama, Virgin British Island, dhe të tjera?

• Cilat ishin top-skandalet e 2017-tës në politikë, në ekonomi dhe në drejtësinë e degraduar?

• Si arriti gazeta "Kosova Sot" t'ua çjerrë maskën zyrtarëve të lartë të korruptuar dhe të kriminalizuar së bashku me mafio-oligarkët zhvatës të aseteve dhe buxhetit të shtetit !?

• Skandaloze: Pse u lidhën me klanin e inkriminuar "Devolli" Shpend Ahmeti me klanin e tij, Dardan Sejdiun e Dardan Molliqajn, të cilët po e përçajnë edhe "Vetëvendosjen"?

• Si dhe pse u nënshtrua shteti përballë korporatës "PRONTO & Devollët" që po i zhvatin qindra miliona euro të qytetarëve?

• A do të jetë 2018-a viti i Gjykatës Speciale?

• Pse politika qëllimshëm e shmangu dhe dështoi një 'Vetting' për pastrimin e drejtësisë kosovare dhe institucioneve të shtetit nga korrupsioni galopant dhe krimi i organizuar?

• Cilët janë lidhjet e forta, mbështetëse e pronësore të kompanive të dyshimta të derivateve të naftës me pushtetarët e mafio-oligarkët e kriminalizuar?

• Si e mbylli Kosova edhe një vit të mbrapshtë, e izoluar për shkak të politikanëve të papërgjegjshëm dhe të lidhur me krimin?

• Si dhe pse po amnistohen të korruptuarit 'peshqit e mëdhenj' dhe po e pësojnë qytetarët dhe bizneset e pafajshme?

NË NUMRIN FESTIV LEXONI REPORTAZHE QË DO T'JU LËNË PA FJALË:

• Si bëhej gjyqi në odën e pleqnarit Ramadan Shabani nga Kieva?

• Cilat janë sekretet që fsheh Tigri i Azisë?

• Kur do të bjerë qeveria aktuale, sipas parashikimeve të Burdushit?

• Lexoni në numrin e fundvitit festiv materiale ekskluzive në shtojcën

GLOBI:

• Cilat janë parashikimet për vitin 2018?

• Kush janë 10 njerëzit e botës që jetuan më shumë se 110 vjet?

• Kush është 7-vjeçari që përjeton 25 sulme të ngërçit (epilepsisë) në ditë?

• Si e bën jetën e çmendur princi i Bruneit? ELITA:

• Cilat janë TOP- SKANDALET E VIP-ave gjatë 2017-tës?

• Kush u nda e kush u bashkua nga Vip-at shqiptarë?

• Si duken Vipat pa fotoshop? • Si dukeshin Vip-at shqiptarë kur ishin fëmijë?

• Cilat ishin top- dështimet e VIP-ave gjatë vitit 2017?

• Çfarë shpenzimesh alla sheikësh bëjnë të "famshmit tanë" ? Në numrin e fundit të vitit të Gazetës "Kosova Sot" mund lexoni shumë shkrime tepër të dobishme nga shëndetësia:

• Si të humbni në peshë për vetëm 3 javë? • Cilat janë lëngjet më të mira për sistem të fortë imun?

• Cilat janë ilaçet që i keni në shtëpi e nuk i gjeni në barnatore? Për natën e ndërrimit të moteve, gjithçka që duhet ta dini e gjeni vetëm në gazetën tuaj më të dashur "Kosova Sot".

• Cilat janë 13 këshillat e stilit për sezonin e ndjenjave të fundvitit?

• Cilat janë trendët e bukurisë që ju presin vitin e ardhshëm?

• Çka ju pret në vitin 2018?

• Çfarë parashikon Horoskopi për Ju në vitin 2018? Në numrin festiv të fundvitit, lexoni top-historitë nga sporti dhe bota dhe shumë shkrime të tjera tepër interesante. 

(Kosova Sot)