Haziri:Zgjedhjet parlamentare janë të pashmangshme në pranverë

  • 02 January 2018 - 16:38
Haziri:Zgjedhjet parlamentare janë të pashmangshme në pranverë

Analisti Arsim Haziri i tha gazetës se, duke marrë në konsideratë mjerimin politik që mbizotëron aktualisht, sigurisht se zgjedhjet parlamentare janë të pashmangshme në pranverë, ose verën e vitit 2018. "Unë konsideroj se karshi këtyre veprimeve negative dhe që shkojnë në funksion të thyerjes së raporteve e aleancave me shtetet perëndimore do të duhej të kishte edhe marshe qytetare, ku do të kërkohej dorëheqja e presidentit të vendit, si dhe rrëzimi i kësaj qeverie dhe zëvendësimi me një qeveri teknike deri në zgjedhjet parlamentare. Kjo treshe është sinonim i kthimit nën një autoritet të suspenduar, është shprehje e vullnetit për të dërguar vendin drejt një çrregullimi të përgjithshëm dhe si e tillë s'mund të përfaqësojë vullnetin qytetar", tha Haziri për "Kosova Sot".

 

(Kosova Sot)