Cakolli komenton dorëheqjen e Visar Imerit: Klani M, fitoi betejën e parë!

  • 02 January 2018 - 16:43
Cakolli komenton dorëheqjen e Visar Imerit: Klani M, fitoi betejën e parë!

Sekretari i Degës së PDK-së në Prishtinë, Bujar Cakolli, ka komentuar dorëheqjen e Visar Imerit, duke e cilësuar si betejën e parë të fituar nga Kurti i cili “bleu ndjenjat e shumicës së anëtarësisë nëpërmjet burgosjes dhe vetsakrifikimit”.

Cakolli në rrjetin social thekson se “planifikuesit e shkarkimit të kreut të Klanit M, sot u dorëzuan. Klani M, fitoi betejën e parë!”

Ja postimi i plotë i Bujar Cakollit në facebook:

“Klani A që punonte për shkarkimin e Klanit M (me argumente), sot u vetshkarkua. Klani M ishte më i qëndrueshëm. Luajti me gjyqin, luajti me ndjenjat e burgosjes dhe vetsakrifikimit të M, duke ble ndjenjat më të ulëta të shumicës së anëtarësisë.

Në këtë gjendje, planifikuesit e shkarkimit të kreut të Klanit M, sot u dorëzuan. Klani M, fitoi betejën e parë!

Vlerat e Klanit A dhe Klanit M, janë të njëjta. Demagogji, shantazh e popullizëm shterpë, me shumë M brenda dy klaneve. Vendit, deri më tash i kanë bërë dëm, tash, po shpresoj se do të jenë ma të pafuqishëm, megjithëse M, është tepër i madh dhe do t’i vije era edhe shumë kohë!”

(Kosova Sot)