Molliqaj: Linçuesit e shkatërruan Vetëvendosjen, partia do të dobësohet me ikjen e Visarit

  • 02 January 2018 - 17:18
Molliqaj: Linçuesit e shkatërruan Vetëvendosjen, partia do të dobësohet me ikjen e Visarit

Vëllai i Dardan Molliqajt, Vloriani, e ka komentuar dorëheqjen e Visar Ymerit, pasi ky i fundit u largua nga të gjitha pozitat e rëndësishme në Vetëvendosje, duke thënë se Lëvizja pa të, do të humb shumë. Nën udhëheqjen e Visarit, sipas Molliqajt, Lëvizja e dyfishoi numrin e deputetëve nga 16 në 32 sosh dhe qeveris me tri komuna. Ai e quan shumë të dhimbshme që ka njerëz që i gëzohen kësaj dorëheqjeje.

Reagimi i tij i plotë në Facebook:

Visar Ymeri është një ndër themeluesit e Lëvizjes dhe një ndër shtyllat kryesore të saj.

Përgjatë mandatit të tij si kryetar i Lëvizjes, kjo e fundit arriti për herë të parë t’i ndaloj dy marrëveshje të dëmshme për Kosovën: Zajednicën dhe Demarkacionin.

Nën udhëheqjen e Visarit, Lëvizja e dyfishoi numrin e deputetëve nga 16 në 32 sosh. Poashtu, nga një komunë, sot Lëvizja qeverisë me tri komuna, dy nga to më të mëdhatë në Kosovë.

Mos e lexoni gabim, nuk dua t’ia atriboj këto rezultate vetëm Visarit. Pa punën e secilit aktivist, asnjë nga këto nuk do të ishin të mundura. Por, në anën tjetër, funksionimi kaq i mirë i organizatës patjetër se i atribohet organeve të saj në krye me kryetarin Visar Ymeri.

Është shumë e lehtë që ”t’ua tregosh derën” njerëzve që kanë mendim ndryshe, por kjo metodë nuk përbashkon. Përkundrazi, është metodë përjashtuese e njohur tashmë në shumë organizata politike.

Momenti kur njërëzit kryesor dhe themeltarët e Lëvizjes (përfshirë këtu kryetarin Ymeri) kanë problem me një qasje qoftë politike apo organizative, secili do të duhej që këtë ta trajtonte me urgjencën dhe seriozitetin më të madh.

Por, në vend të kësaj, ata zgjodhën metoda tjera. Zgjodhën që atyre që mendojnë ndryshe t’ua tregojnë derën, t’i linçojnë, t’iu ngjesin etiketa se ata janë të ndikuar nga ShIK-u, Ambasadat, etj. Brenda natës, njërëzit më të afërt u shndrërruan në tradhtarë.

Lëvizja pa Visarin, është po aq e dobët sa pa Albinin, apo cilindo aktivist e aktiviste që u vetëmohuam për shumë vite me radhë që Lëvizjen ta sjellim në këtë pikë që është, pra subjekti më i madh politik në Kosovë.

Shumë e dhimbshme të shohësh njerëz që i gëzohen kësaj dorëheqjeje. Ende më e dhimbshme është kur e sheh që linçuesit nuk janë në dijeni se si e shkatërruan organizatën më të mirë në Kosovë e më gjërë.

Visari e tregoi me punën e tij si kryetar që është aktivist shembullor dhe që e don shumë Lëvizjen VETËVENDOSJE!. Këtë dashuri ndaj Lëvizjes, Visari e vulosi sot me dorëheqjen e tij për t’i hapur rrugë zgjidhjes së problemit.

(Kosova Sot)