Viti i Ri nis me tragjedi në Itali, 6 të vdekur në aksident, mes tyre 2 fëmijë (FOTO)

  • 02 January 2018 - 18:11
Viti i Ri nis me tragjedi në Itali, 6 të vdekur në aksident, mes tyre 2 fëmijë (FOTO)

Gjashtë persona, mes tyre dy fëmijë, kanë mbetur të vdekur në një aksident rrugor të ndodhur këtë të martë përgjatë autostradës A21 në Itali, mes Breshias dhe Manerbios.

Një kamion ka përplasur dhunshëm një makinë me targa franceze. Makina më pas është përplasur me një mjet të tonazhit të rëndë me cisternë e cila mbante lëngje të djegshme, që ka marrë flakë.

Autostrada u mbyll duke sjellë kaos për trafikun. Identiteti i viktimave nuk bëhet ende me dije.

Image
Image

 

(Kosova Sot)