Pasi dha dorëheqje, aktivistët e Vetëvendosjes vërshojnë odendimet ndaj Visar Ymerit (FOTO)

  • 02 January 2018 - 18:24
Pasi dha dorëheqje, aktivistët e Vetëvendosjes vërshojnë odendimet ndaj Visar Ymerit (FOTO)

Visar Ymeri ka drejtuar Lëvizjen Vetëvendosje, gjatë katër viteve, dhe gjatë kësaj kohe ky subjekt politik ka arritur ta dyfishojë votën në nivel nacional, duke u bërë partia më e madhe parlamentare në vend.

Por, në momentin kur ky dha dorëheqje nga strukturat udhëheqëse, shkaku i pakënaqësive me pretendimin që Lëvizja të vihet nën diktatin komplet të Albin Kurtit, aktivistët e VV’së nuk po ja njohin asnjë meritë, dhe po e gozhdojnë me komente fyese.

Në videon e konferencës për media, ku Ymeri njofton për dorëheqjen e parevokueshme, të postuar në faqen në Facebook të Lëvizjes Vetëvendosje, kanë vërshuar me qindra komente, shumica prej tyre, fyese për tashmë ish’kryetarin e partisë, që e drejtoi deri sot.

Shumica prej këtyre komentuesve nuk po shprehin asnjë brengë për shqetësimet që Ymeri i paraqiti në konferencën për media ku njoftoi për dorëheqjen. Ata për më tepër, Ymerit po i kërkojnë që me vete t’i marrë dhe të pakënaqurit e tjerë, dhe të largohen nga partia.

Kjo duket edhe një tregues se ndarja në këtë subjekt politik është e pashmangshme. Shenja mirëkuptimi me të pakënaqurit ku besohet se janë të paktën 10 deputetë, nuk kanë shprehur as të ashtuquajturit grupi i Kurtit.

Më poshtë gjeni disa nga komentet që më shumë se të shqetësuar, shprehen të entuziazmuar me dorëheqjen e Ymerit nga kreu i partisë. 

Image
Image

 

(Kosova Sot)