Një myslimane po e sfidon Putinin për Presidencën e Rusisë

  • 02 January 2018 - 18:30
Një myslimane po e sfidon Putinin për Presidencën e Rusisë

Një myslimane ka vendosur që të sfidojë Vladimir Putinin për postin e Presidentit të Rusisë, shkruajnë mediat ndërkombëtare

Aina Gamzatova, gazetare e sukseshme dhe shefe e një grupi të madh medial, ka dorëzuar aplikimin e saj në Komisionin e Zgjedhjeve të hënën. Ajo ishte nominuar për këtë garë nga një organizatë lokale me bazë në Dagestan, republikë federale brenda Rusisë, ku mbi 80 përqind e popullsisë është myslimane.

Gamzatova është bashkëshortja e myftiut kryesor të Dagestanit. Nëse aprovohet kandidatura e saj, Gamzatova do të bëhet gruaja e parë myslimane që kandidon për kryetare të Rusisë.

Ajo shpreson që të marrë përkrahjen e myslimanëve të Rusisë, që përbëjnë rreth 7 përqind të popullsisë apo rreth 10 milionë njerëz.

Zgjedhjet presidenciale në Rusi do të mbahen në mars, kurse Putin tashmë ka publikuar kandidaturën për t’u rizgjedhur në këtë post.

(Kosova Sot)