Deputetja gjermane në qendër të kritikave pas një mesazhi anti-islamik - Lajme - Kosova Sot
Deputetja gjermane në qendër të kritikave pas një mesazhi anti-islamik

Deputetja gjermane në qendër të kritikave pas një mesazhi anti-islamik

Beatrikx Von Storch, deputetja e Partisë Nacionaliste Gjermane anti islam është vendosur në qendër të kritikave për shkak të një postimi në Twitter ku kritikonte urimet e policisë gjermane për vitin e ri në gjuhën arabe

Një nga deputetet më të spikatura të partisë nacionaliste dhe anti Islam, Alternativa për Gjermaninë, ka përfunduar në telashe me policinë dhe me rrjetin social Twitter për shkak të një reagimi të saj ndaj një cicërime të policisë së Këlnit.

Policia në faqen e saj zyrtare uronte për festat e fundvitit, ndër të tjera dhe në gjuhën arabe.

Beatrix von Storch replikoi menjëherë nëpërmjet profilit të saj duke pyetur nëse në këtë mënyrë barbarët islamikë dhe përdhunuesit në grup do e kuptonin urimin.

Profili në Twitter i saj u bllokua për disa orë me arsyen se kishte shkelur rregullat e shprehjes, ndërsa policia ka ngritur akuzë ndaj deputetes për nxitje të dhunës ndër fetare.

Dy vjet më parë në Këln disa gra denoncuan se u ngacmuan seksualisht dhe u grabitën nga grupe emigrantësh, teksa prisnin në shesh ndërrimin e viteve.

(Kosova Sot)

9 orë e 11 minuta më parë
20/08/18