Gazetari i rrahur: Policia e liroi sulmuesin tim

  • 02 August 2015 - 23:51
Gazetari i rrahur: Policia e liroi sulmuesin tim

Gazetari Marjan Stamenovski tha se përkundër faktit se në stacion policor ka identifikuar një nga sulmuesit e tij, policia ka lënë të lirë sulmuesin. Ai akuzon MPB-në për bashkëpunim siç thotë ai me grupin pesë anëtarësh. Stamenovski madje thotë se para se të merret në pyetje nga MPB-ja, ai vazhdimisht në rrjetet sociale kërcënohet nga grupi në fjalë, njofton Alsat-M.

“E njoha qind për qind ndërsa MPB e lëshoi personin në liri. Bisedova me jurist dhe persona që janë në MPB dhe njohës të këtyre çështjeve, më thanë se ky është rast I parë eklatant në Maqedoni që lihet në liri personi për vepër penale pasi është njohur nga viktima. Dua të theksoj se në afat prej 10 ditësh për rastin tim u ndërruan 4 prokuror që është po ashtu rast I parë në histori”, u shpreh Marjan Stamenkovski, gazetar.

Ai shprehu habi edhe për rrjedhën e procesit për sulmin ndaj tij ku në afat prej 10 ditësh janë ndërruar 4 prokuror ndërsa është ndryshuar edhe ekipi që në fillim ka regjistruar rastin. Prokurori i fundit kujdestar që i është përcaktuar nuk ka lejuar që në procesverbal të përfshihen edhe kërcënimet që i merr gazetari Stamenkovski dhe familja e tij nga grupi i sulmuesve.