Vendet më injorante në botë - Lajme - Kosova Sot
Vendet më injorante në botë

Vendet më injorante në botë

Vendet më injorante në botë janë emëruar në bazë të një studimi të njohurive të njerëzve rreth vendit të tyre.

Indeksi i Injorancës 2016, i prodhuar nga Ipsos MORI, përmban informacion nga 27 mijë e 250 intervista të njerëzve të moshës 16 deri në 64 vjeç të kryera në mes muajve Shtator dhe Nëntor.

Anketa u zhvillua në 40 vende, me 500 deri 1000 njerëz të anketuar në secilën prej tyre.
Pjesëmarrësve në anketë u janë bërë një sërë pyetjesh rreth shoqërisë së tyre, duke përfshirë popullsinë e vendit, shpenzimet e kujdesit shëndetësor, pronësinë në shtëpi dhe përqindjen e muslimanëve që jetojnë në vendin e tyre.
Gjetjet, më pas, u grumbulluan për të krijuar indeksin.

Gjendja ekonomike e një vendi dukej se kishte më pak ndikim në rezultate sesa mund të pritej.

Amerika, vendi më i pasur në botë, renditet si një nga vendet më të paditur, madje poshtë shumë vendeve më pak të zhvilluara.

Megjithatë, Malajzia, e cila nuk konsiderohet plotësisht e zhvilluar, ishte në 10 vendet më pak injorante, shkruan Lapsi.

Lista, nga më shumë dhe më pak injorante, është si më poshtë:
India
Kina
Taivani
Afrika e Jugut
Amerika
Brazili
Tajlanda
Singapori
Turqia
Indonezia
Meksika
Kanada
Mali i Zi
Rusia
Serbia
Filipinet
Hong Kongu
Izraeli
Danimarka
Argjentina
Franca
Vietnami
Peruja
Spanja
Kili
Hungaria
Japonia
Belgjika
Polonia
Kolumbia
Suedia
Norvegjia
Italia
Gjermania
Australia
Malajzia
Cekia
Koreja e Jugut
Anglia
Holanda

(Kosova Sot)

6 orë e 58 minuta më parë
22/10/18