Mbante orë të shtrejntë në dorë, ja çka i bëri policia (FOTO)

  • 02 January 2018 - 23:18
Mbante orë të shtrejntë në dorë, ja çka i bëri policia (FOTO)

Një i ri shqiptar pritet të deportohet në vendin tonë pasi është arrestuar në Britaninë e Madhe me dyshimin se është grabitës.

Dorian Puka ka ngjallur dyshime te disa policë britanikë për shkak të orës së shtrenjtë që mbante në dorë, dhe që më pas rezultoi të ishte e grabitur.

Policia ndodhej në zonën e Ealing pas rritjes së ndjeshme të grabitjeve dhe vjedhjeve aty. Gjatë arrestimit atij iu gjetën edhe sende të tjera me vlerë.

Puka u dënua në 22 dhjetor për dy grabitje me 3 vite e 6 muaj burg dhe pritet të deportohet në Shqipëri.

Image

 

(Kosova Sot)