Temperatura të papritura gjatë muajit janar

  • 03 January 2018 - 00:03
Temperatura të papritura gjatë muajit janar

Janari ka ardhur i ngrohtë këtë vit.

Edhe pse jemi në mes të dimrit, dhe pritshmëmritë janë për temperatura të ulta, reshje dëbore dhe ngricë, asnjë nga këto nuk do të ndodhë. Të paktën për 10 ditët e para, pasi sinoptikanët thonë që temperaturat do të jenë shumë të larta.

“Duke përjashtuar të mërkurën dhe të enjten, ku pritet që temperaturat në territorin shqiptar të jenë tipike të Janarit, gjithë pjesa tjetër e 10-ditëshit të parë të Janarit parashikohet që të jetë me temperatura relativisht të larta, ku gjatë mëngjeseve do të shënohen edhe vlera 9 apo 10 gradë në zonat e ulëta dhe bregdetare, ndërkohë që presim një maksimum mbi 17 gradë celsius”.

Sipas ekspertëve të motit, këto temperatura janë tipike të vjeshtës.

“Këto temperatura rezultojnë relativisht 4 apo 5 dhe në zona të veçanta edhe 6 gradë celsius mbi vlerat normale apo vlerat tipike të mëngjeseve dhe mesditës të muajit Janar. Pra mund të themi pra frikë që këto janë vlera tipike të stinës së vjeshtës”.

E megjithatë kjo nuk do të thotë se nuk ka më dimër, pasi ndryshimet ekstreme të motit, duke përzier stinët tashmë njihen. Sa i takon reshjeve, sinoptikanët parashikojnë që ato do të jenë prezent hera-herës duke sjellë shi.

(Kosova Sot)