Rrahje masive në Kiçinë të Pejës, nëntë të lënduar

  • 03 January 2018 - 09:50
Rrahje masive në Kiçinë të Pejës, nëntë të lënduar

Nëntë persona janë përfshirë në një rrahje dhe të nëntë personat kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një mosmarrëveshje që kanë pasur mes vete.

Policia e Kosovës njofton se nga kjo rrahje që ka ndodhur të hënën në mbrëmje, dy persona janë ende në spitalin e Pejës për tretman mjekësor, derisa të dyshuarit tjerë, pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një AK-47 , 18 copë gëzhoja dhe dy predha.

Rasti është duke u hetuar.

(Kosova Sot)