Shpërthimi që la të plagosur vajzën e Nasim Haradinajt, fqinjët: Ajo doli e gjakosur nga banesa

  • 03 January 2018 - 10:44
Shpërthimi që la të plagosur vajzën e Nasim Haradinajt, fqinjët: Ajo doli e gjakosur nga banesa

Pas një shpërthimi të fuqishëm gjatë ditës së djeshme në qytetin suedez Helsinborg, ka mbetur e plagosur vajza e veprimtarit të njohur të çështjes kombëtare, Nasim Haradinaj, gjë të cilën e ka konfirmuar edhe ky i fundit

Siç njoftojnë mediet suedeze, para derës së banesës së Ariana Haradinajt, ishte vendosur një eksploziv, i cili shpërtheu dhe la të plagosur atë. 

 

 

 

 

 

 

Përveç hetimit teknik, policia trokiti në derën e fqinjëve dhe bisedoi me ta rreth asaj që ata e dëgjuan dhe panë natën që ndodhi ngjarja.

Fqinjët kanë thënë për SVT se vajza ka dalë nga banesa duke rrjedhur gjak, pas shpërthimit.

Policia, gjithashtu, nuk mund të konfirmojnë ende se a ishte vajza e Haradinajt, objekt i shpërthimi, por thonë se bëhet fjalë për një shpërthim tejet të fuqishëm.

Banorët e pronës u evakuuan brenda natës në një hotel. Gjatë orëve të mëngjesit ata morën gjërat më të rëndësishme nga banesat e shtëpitë e tyre të banimit.

Ende nuk ka informacione se si është gjendja shëndetësore e Ariana Haradinajt.

(Kosova Sot)