Shpresë se sivjet do të ketë liberalizim të vizave (Foto/Video)

  • 03 January 2018 - 11:12
Shpresë se sivjet do të ketë liberalizim të vizave (Foto/Video)

Shumica e të anketuarve kanë besim se do të ketë liberalizim të vizave sivjet, por ka të tillë që mendojnë se prolongimi i Demarkacionit të kufirit me Malin e Zi mund ta vonojë çështjen e liberalizimit të vizave

Image

Soklo Pllakolli i zhgënjyer në politikanët thotë se nuk i intereson liberalizimi i vizave sepse shton se të gjitha projektet e tij janë të lidhura me Kosovën.

Image

Ejup Bytyçi shpreson se do të ketë liberalizim të vizave. “Shpresoj që në vitin 2018 do të heqin vizat dhe qytetarët do të kenë lirinë e lëvizjes nëpër Evropë. Marrë parasysh të gjitha rrethanat, edhe rrethana tona, them, politike, juridike në kuptimin e ligjeve, etj. por, edhe lëvizjeve tjera në nivelin Evropian”.

Image

Murat Lepaja është optimist se do të ketë liberalizim të vizave vjet, por si po shihet situata ku shumë prolongime te çështja e Demarkacionit, duke e mbajtur vendin të izoluar.

 

Image

Liri Vatoc është skeptik se mund të kemi liberalizmi të vizave ashtu edhe siç po premtohet, brenda këtij viti. ”Duke parë se si po zhvillohet ngjarjet. Megjithëse nuk duhet humbur shpresën”.

(Kosova Sot)