Përleshje në sheshin e Prishtinës, theren me thikë dy persona

  • 03 January 2018 - 11:36
Përleshje në sheshin e Prishtinës, theren me thikë dy persona

Një përleshje ndërmjet katër personave ka përfunduar me dy të therur, dje në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë. Ky incident ka ardhur si pasojë e një mosmarrëveshjeje, për këtë Policia ka arrestuar dy persona, ndërsa viktimat janë dërguar për trajtim mjekësor.

“Viktimat janë dërguar në QKUK për trajtim të nevojshëm mjekësor, ndërsa të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit njëri është liruar, ndërsa i dyshuari tjetër është dërguar në mbajtje”, njofton tutje Policia.

(Kosova Sot)