Badallaj: Matrapazët e rrezikojnë stabilitetin - Lajme - Kosova Sot
Badallaj: Matrapazët e rrezikojnë stabilitetin

Badallaj: Matrapazët e rrezikojnë stabilitetin

Analisti politik Reshat Badallaj thotë se Kosova është e pashpresë me këtë garniturë dhe pari të paditurish,të pashkollë, të papërvojë fare politikisht. "Përse nuk e kuptojnë këta tyxharë se kur flet ambasadori i Amerikës,flet Amerika, kur flet ambasadori i Britanisë së Madhe apo gjermane flet Anglia e Gjermania. A thua vërtet janë aq trash në tru? Unë do të propozoja që këta të dërgohen urgjentisht në kontrollim mjekësor, për të mirën e tyre e kam. Pastaj, a nuk janë në gjendje këta dilenxhi se i ka futur në qorrsokak një këlysh i UDB-së së Serbisë me librezë zyrtare, Baton Fazli Haxhiu, që dihet botërisht se ndërsehet nga qarqet shoviniste serbo-çetnike?", shprehet ai. "Këta e kanë vetëm nga frika se do t'u digjet bishti i dhelprës... Si ka mundësi këta mashtrues dhe matrapazë që është puna pisk dhe serioze se nuk luhet me këto shtete më të fuqishme në botë dhe miqtë tanë më të ngushtë historikisht... Bota i ka vënë kushte kësaj garniture kravatash se pa luftuar korrupsionin që nga kokat e larta të kalbura që ia panë sherrin populli, nuk ka liberalizim të vizave,demarkacion e disa të tjera", tha Badallaj për "Kosova Sot". 

(Kosova Sot)

14 orë e 16 minuta më parë
20/04/18