Qarri: Prokurorët të kontrolluar nga mafio-oligarkët e nëntokës

  • 03 January 2018 - 12:05
Qarri: Prokurorët të kontrolluar nga mafio-oligarkët e nëntokës

analisti Gani Qarri po ashtu pohon se kjo situatë flet qartë se në secilën prokurori ka ngecje, e si shembull konkret mund të përmendet Prokuroria Themelore e Prishtinës, në të cilën sa u takon lëndëve të korrupsionit dhe krimit të organizuar, gjatë gjithë vitit të kaluar, janë përfunduar vetëm 15 lëndë më pak se që janë pranuar. "Prokurorët e korruptuar dhe të lidhur me politikën brenda sistemit prokurorial dhe atij të gjyqësisë vendore, jo vetëm se nuk zhvillojnë luftë të mjaftueshme e të sinqertë dhe nuk ndjekin as hetojnë ekskluzivisht veprat penale të korrupsionit dhe krimit të nivelit të lartë, por sabotojnë edhe punën e Prokurorisë, duke lënë anash qëllimisht, veprat penale të krimit e korrupsionit të shkallës së mesme dhe atyre më të ulëta", u shpreh ai. Sipas tij, kryeprokurori i Shtetit duhet të ndihmojë me të gjitha kompetencat dhe mundësitë që ka, bërjen e një VETTING-u të një- mendtë e të domosdoshëm për vendin dhe futjen e reformave të thella e të gjithanshme në prokurori dhe drejtësi. 

"Të gjitha faktet e deritanishme konfirmojnë se me prokurorët aktualë, të emëruar dhe të kontrolluar nga politika e mafio-oligarkia e nëntokës, nuk ka shanse që të luftohet krimi i organizuar e as të mundet korrupsioni marramendës në Kosovë", tha Gani Qarri për "Kosova Sot"

(Kosova Sot)