Baraliu: KGJK të mos ndikohet nga politika - Lajme - Kosova Sot
Baraliu: KGJK të mos ndikohet nga politika

Baraliu: KGJK të mos ndikohet nga politika

profesori universitar Mazllum Baraliu ka nënvizuar se struktura e KGJK- së do të duhej të kenë një qëndrim rigoroz në relacion me shkeljet disiplinore që eventualisht bëhen nga ana e gjyqtarëve, ngase, sipas tij, me dhjetëra gjyqtarë e prokurorë janë në Këshillin disiplinor me muaj dhe vite, derisa në fakt nuk procedohen apo nuk përfundohen lëndët ndaj tyre, derisa në këtë drejtim do të duhej që të shtohej përgjegjësia dhe të ashpërsoheshin kriteret edhe më tepër. "Pra, së këndejmi, veç të tjerash, do të duhej të ketë ndryshime dhe avancime në këtë fushë, në mënyrë që të ndryshojë gjendja e Gjyqësorit dhe të ketë avancime pozitive në mënyrën e funksionimit të tyre, por edhe në emërimin e anëtarëve të tyre, si dhe në funksionalitetin dhe efikasitetin në kryerjen e lëndëve të veprimtarisë së gjykatave të të gjitha niveleve në Kosovë", deklaroi për gazetën "Kosova Sot" Profesori universitar Mazllum Baraliu.

"Deri më tash strukturat e mëhershme të KGJK-së, mbase edhe këto të tanishmet, nuk po tregohen aq efikase në këtë aspekt, andaj do të duhej që ato të mos jenë të ndikuara nga politika, por të jenë sa më efikase në punën e tyre, në mënyrë që vërtet të ndryshojë perceptimi i bashkësisë ndërkombëtare në raportet e progresit për Gjyqësorin, por edhe njëkohësisht të ngritët imazhi i tij karshi qytetarëve, dhe që ata të kenë besim më tepër në gjykatat e vendit", tha Mazllum Baraliu për "Kosova Sot" 

(Kosova Sot)

8 orë e 30 minuta më parë
21/10/18