Grapci: Baton Haxhiu dhe Thaçi me grupin e tyre rrezikojnë stabilitetin e Kosovës - Lajme - Kosova Sot
Grapci: Baton Haxhiu dhe Thaçi me grupin e tyre rrezikojnë stabilitetin e Kosovës

Grapci: Baton Haxhiu dhe Thaçi me grupin e tyre rrezikojnë stabilitetin e Kosovës

Analisti Dardan Grapci konsideron se Kosova mund të humbë shumë nga turbullirat politike të fundvitit që lamë pas, duke filluar nga liberalizimi i vizave e tutje, e që të gjitha vijnë si pasojë e infiltrimit të shërbimeve të huaja në politikëbërjen e shtetit të Kosovës. "Baton Haxhiu po gabon që po lobon pro shfuqizimit të Ligjit për Gjykatën Speciale, sepse Batoni me këtë po e dëshmon që më shumë i konvenon një shtet me korrupsion, krim dhe shërbime ilegale, sesa një shtet i pasur pa korrupsion, krim dhe shërbime ilegale. Është e ditur që Baton Haxhiu është thuajse dora e djathtë i Hashim Thaçit dhe 3 politikanëve të tjerë", theksoi ai. "Ambasadorët e dy shteteve, siç janë Amerika dhe Anglia, e kanë thënë troç dhe qartë që Kosova apo më mirë të themi pushtetarët politikë në Kosovë janë duke e kthyer Kosovën në një enklavë, ku së shpejti askush nuk do t'i ndihmojë popullit, me gabimet e tyre që janë duke i bërë", tha Grapci për "Kosova Sot".

Image

 

(Kosova Sot)

7 orë e 58 minuta më parë
26/04/18