Sheshel: BE-ja do të na i rrëmbejë edhe Vojvodinën e Rashkën - Lajme - Kosova Sot
Sheshel: BE-ja do tė na i rrėmbejė edhe Vojvodinėn e Rashkėn

Sheshel: BE-ja do tė na i rrėmbejė edhe Vojvodinėn e Rashkėn

Lideri i Partisë Radikale serbe, Vojislav Sheshel, thotë se Serbia duhet t’i thotë përfundimisht jo Perëndimit pasi, sipas tij, ajo duhet të integrohet në Rusi e jo të hyjë në robëri në Bashkimin Evropian.

Këto mendime Sheshel i ka shfaqur për portalin serb “novostionline”:

“Pushteti duhet përfundimisht të përcaktohet, sepse është koha e fundit të bëhet qartas me dije se më nuk mund të rrihet dy karrige. Shantazhet e Perëndimit nuk do të pushojnë. Nuk ka asgjë nga BE, Perëndimi nuk heq dorë nga presioni për ta njohur Kosovën e për t’i vënë sanksione Rusisë. Perëndimit duhet thënë vendosmërisht jo.

Serbia ose do të përcaktohet për aleancë dhe integrim me Rusinë, ose do hyjë në robëri të BE-së që në perspektivë do të thotë suspendim të Republikës Serbe dhe rrëmbim të Vojvodinës e të rajonit të Rashkës”.

(Kosova Sot)

17 orë e 40 minuta më parë
18/01/18
aaaaaaaa