Parashikimi i frikshëm: SHBA mund të goditet nga një "ciklon bombë"

  • 03 January 2018 - 14:07
Parashikimi i frikshëm: SHBA mund të goditet nga një

Bregdeti lindor i Amerikës mund të goditet nga një stuhi e frikshme e quajtur "ciklon bombë".

Shtetet Lindore kanë kaluar tashmë temperaturat normale të ngrirjes dhe kanë thyer rekordin e borës në javët e fundit. 

Tani ata mund të përballen me një tjetër ngjarje të jashtëzakonshme të motit, një kombinim të presionit të ulët dhe erërave të larta paralajmërojnë ekspertët e motit.

"Përveç akumulimeve të dëborës dhe akullit, erërat e forta mund të rrëzojnë pemë dhe ndërprejre të rrymës elektrike", tha Shërbimi Kombëtar i Motit, duke shtuar se përmbytja ishte gjithashtu një mundësi.

Duke dëshmuar për shkallën potencialisht të madhe të stuhisë, Shërbimi Kombëtar i Motit parashikoi se kushtet më të këqia do të përfshinin një zonë që shtrihej nga Karolina në Maine - një distancë prej qindra miljesh.

(Kosova Sot)