Miftari: Bosët e krimit kontrollojnë drejtësinë - Lajme - Kosova Sot
Miftari: Bosėt e krimit kontrollojnė drejtėsinė

Miftari: Bosėt e krimit kontrollojnė drejtėsinė

Analisti Naim Miftari thotë se problemi qëndron se prokurorët e dinë mirë se kënd mund ta gjykojnë dhe kënd nuk guxojnë ta prekin, dhe nuk është aspak sekret se ligji në Kosovë godet vetëm ata të pa krahët dhe qytetarët e thjeshtë, pasi ata të tjerët, kriminelët dhe bosët e tyre, janë të paprekshëm nga ligji, i cili edhe i mbron, ua fsheh dosjet ua zbulon dëshmitarët, denoncimet para se t'ia fillojë mirë hetimi dhe gjykimi."Dhe, përderisa të ketë gjykim selektiv, ku dënohet qytetari pse ka vjedhur një lis mali e falet ai që e pret e shet male të tërë apo ka gjykatë që e dënon qytetarin e thjeshtë e mbyt burg e procedura të shpejtuara se ka pas një pushkë QIFTE gjahu pa leje në shtëpi trashëgim brez pas brezi, kurse e njëjta gjykatë nuk dënon të fortët e politikës. Kjo tregon se ligji tek ne dënon dhe vepron vetëm për qytetarin e thjeshtë, por jo për politikanët e korruptuar dhe bosët e mafisë politike të nëntokës", vijoi më tej ai. "Dhe, mekanizmat kontrollues brenda sistemit të drejtësisë, KGJK, përfaqësojnë vetëm bosët se kush i ka punësuar në "Drejtësi", ku aty vetëm mbrojnë mospunën e prokurorëve dhe gjyqtarëve të kapur nga nëntoka dhe nga politikanët e korruptuar. Shpresoj shumë pak se viti 2018 do të sjellë ndryshime pozitive sa i përket sistemit të drejtësisë, dhe te ne akoma edhe shumë kohë do të vlejë slogani se kriminelët e mëdhenj nuk e kanë problem ligjin as drejtësinë, pasi punojnë së bashku", vlerësoi Naim Miftari për "Kosova Sot". 

(Kosova Sot)

20 orë e 27 minuta më parë
16/01/18
aaaaaaaa