Vdekja e mbuluar me mister e 16 vjeçares shqiptare në Itali, ra apo…? Dalin detaje të rënda nga hetimet

  • 03 January 2018 - 15:07
Vdekja e mbuluar me mister e 16 vjeçares shqiptare në Itali, ra apo…? Dalin detaje të rënda nga hetimet

Një vajzë e cila ishte vetëm 16-vjeçe, nga Prishtina, gjeti vdekjen tragjikisht në Treviso të Italisë, ku edhe banonte, pasi ra nga kati i dytë i ndërtesës qe sipas mediave italiane, ishte ne gjendje somnambul.

“Brikena Mehmeti, me origjine nga Kosova, ndodhej në një gjendje të rrallë somnambulizmi kur ngatërroi dritaren e banjës së shtëpisë në Loria, me derën dhe doli jashtë”, shkruanin mediat italiane më 15 Dhjetor, kur edhe ndodhi ngjarja.

Ajo u dërgua me urgjencë në spitalin e Castelfranco Veneto dhe kishte plagë të rënda në shtyllë kurrizore dhe shpinë, shkruan blitzquotidiano.it. Por gjendja e saj u perkeqesua dhe per nje jave ndenji ne koma, ku me pas nderroi edhe jete. Autopsia e vajzes eshet kryer ne Itali, para se trupi i vajzes te nisej per ne Kosove, ku u varros ne vendlindjen e saj. Pergjigja e autopsise ende nuk ka dale, por mediat italiane shkruajne se ka dyshime te forta mbi shkakun e ngjarjes se rende.

brikena-2-600x445-1

Brikena ishte jetonte me prindërit e saj dhe dy vëllezër në Ramon. Ajo ishte nxënëse në Institutin Martini të Castelfranco.

Vajza ra nga një lartësi prej katër metra e dhjetë centimetra në rrethana të pashpjegueshme, pasi ishte viktimë e një sulmi të përgjumur që çoi atë të dilte nga dritarja dhe jo nga dera. Kjo është ajo që mendojnë karabinieret, megjithëse ata po hetojne të gjitha hipotezat.

“Somnambulizem apo rënie e vullnetshme? Çështja e Brikena Mehmetit, vajza gjashtëmbëdhjetë vjeçare, e cila vdiq javën pasi u hodh nga dritarja e banjës në Ramon, rihapet. Eshte gjithashtu një mesazh qe i ka derguar mikut te saj vajza e cila paralajmeronte një gjest të habitshëm”, shkruajne mediat italiane.

Prokurori i Trevisos ka hapur dosjen e hetimit mbi këtë tragjedi me hipotezën e një krimi për nxitjen e vetëvrasjes, një dyshim qe u shfaq kur u bë e ditur se vajza kishte  vdekur dhe nuk kishin elemente per te gjetur dhe vulosur shkakun e renies.

Ndër hipotezat dhe ato qe ngriten dyshime, po qarkullon në rrethin e miqve  të saj, një mesazh i dërguar një shoku i cili, pas asaj që ndodhi, do ta kuptonte ndryshe kontekstin e atyre fjaleve: “nesër do të shohësh” ose “nesër do ta kuptosh” të shkruar disa orë përpara tragjedisë.

Por në lidhje me çfarë? Për këtë nuk ka asnje detaj, duke marrë parasysh se hetimet janë në proces dhe po shihen të gjitha hipotezat, pa asnjë përjashtim, duke përfshirë edhe atë të rënies ne kushtet e somnambulizmit.

Vajza kishte vuajtur nga kjo gjendje deri në moshën 9-10 vjeçare.

image

Mesohet se po shqyrtohen te gjitha mesazhet personale të Brikenes, edhe ne telefonin celular, të sekuestruar nga policia.

Që nga vdekja e vajzës u bë e njohur edhe një siklet që vajza gjashtëmbëdhjetë vjeçare kishte shprehur në shkollë, duke shpërthyer në lot. Ajo u ankua se ndihej e vetmuar, se nuk e kuptonin. Një problem që mund të konsiderohet normal për një adoleshent si ajo, por a ishte mjaftueshëm për ta shtyrë atë në një gjest ekstrem vetevrasje?, shkruajne mediat italiane.

Dyshimet i shton me teper edhe dinamika e rënies, ku vajza pasi kishte rënë kishte kërkuar ndihmë, e kjo nuk do te quhej nje renie me vetedije….

(Kosova Sot)