Goditje e rëndë për Donald Trump’in, djali i tij akuzohet për tradhti me rusët

  • 03 January 2018 - 15:39
Goditje e rëndë për Donald Trump’in, djali i tij akuzohet për tradhti me rusët

Ish-shefi i strategjive të presidentit Donald Trump, Steve Bannon, e ka përshkruar takimin në mes të djalit të presidentit dhe një grupi të rusëve në vitin 2016 gjatë kampanjës zgjedhore si ‘’tradhti’’ dhe ‘’jopatriotike’’, shkruan The Guardian.

Bannon duke folur me autorin Micheal Wolff, ka paralajmëruar se hetimet për marrëveshjet e fshehta me Kremlinin do të fokusohen në pastrim të parave duke parashikuar: ‘’Do ta godasin Don Junior si një vezë në televizionin nacional.’’

Zjarr dhe tërbim: Brenda Shtëpisë së Bardhë, së fundmi duke u bazuar në mbi 200 intervista me presidentin, rrethi i tij i brendshëm dhe akteret brenda dhe përreth administratës, do të jetë njëri nga librat politik që po pritet me padurim këtë vit.

Në të, Wolff ngre një krizë në Shtëpinë e Bardhë që po kalon përmes një lufte të zjarrtë, me edhe disa aleatë të Trump’it që po shprehin keqardhje për të.

Bannon, që ishte shef ekzekutiv i fushatës së Trump në tre muajt e fundit, pastaj shef i strategjisë në Shtëpinë e Bardhë, është figurë qendrore që njihet për drama të këqija dhe gjuhën e tij të kripur.

Ai veçanërisht është i shqetësuar për një takim që kishte ndodhur në qershor të vitit 2016 në të cilin kishte marrë pjesë djali i Trump, Donald Jr, dhëndri i tij Jared Kushner, kryetari i fushatës zgjedhore Paul Manafort dhe avokatja ruse Natalia Veselnitskaya në ndërtesën Trump në New York.

Një ndërmjetës i besueshëm ka premtuar dokumente që do të ‘’inkriminojnë’’ rivalen Hillary Clinton, mirëpo në vend që të alarmonin FBI-në për një sulm të mundshëm në demokracinë amerikane nga një fuqi amerikane, Trump Jr iu përgjigj me një email: ‘’E dua’’.

Takimi u zbulua nga New York Times në korrik të vitit të kaluar, duke bërë që Trump Jr të thotë se asnjë material pasues nuk është prodhuar. Menjëherë pas kësaj, siç shkruan Wolff, Bannon tha me tallje:

‘’Tre nga djemtë kryesorë në fushatë menduan se do të ishte ide e mirë që të takohen me pjestarë të një qeverie të huaj brenda ndërtesës Trump në sallën e konferencave në katin e 25 pa avokatë. Ata nuk kishin avokatë.''

‘’Edhe nëse menduat se kjo nuk ishte tradhti, apo jo patriotike, ose e keqe, dhe unë mendoj që është të gjitha nga këto, ju është dashur që të ftoni menjëherë FBI-në’’.

Bannon vazhdoi, shkruan Wolffe, duke thënë se nëse një takim do të duhej të mbahej,  do të duhej të ndodhte në Mançester, New Hampshire, ku do të merrnin pjesë edhe avokatët tuaj.

Çfarëdo informacioni, tha ai mund t’i dërgohet Breibard ose dikujt si ai, apo ndonjë publikuesi tjetër legjitim.

Bannon shtoi: ‘’Kurrë nuk e shihni, kurrë nuk e dini, sepse nuk keni nevojë... mirëpo, ky është grupi i ekspertëve që ata kanë.’’.

(Kosova Sot)