Etiopia liron të gjithë të burgosurit politikë dhe mbyll qendren e famshme të torturave

  • 03 January 2018 - 16:29
Etiopia liron të gjithë të burgosurit politikë dhe mbyll qendren e famshme të torturave

Kryeministri i Etiopisë ka njoftuar lirimin e të gjithë të burgosurve politikë dhe mbylljen e një qendre të famshme të paraburgimit, që pretendohet se ka përdorur tortura për të nxjerrë informatat e duhura.

Hailemariam Desalegn tha në një konferencë për media se, ata të cilët kanë ende akuza do të presin vendimin e gjyqit.

Ky veprim u hartua për të lejuar dialogun politik, tha ai.

Etiopia akuzohet nga grupet e të drejtave të njeriut që përdorin arrestime masive dhe paraburgim për të shtypur kundërshtimin.

Megjithatë, kjo është hera e parë që qeveria ka pranuar të ketë ndonjë të burgosur politik, duke i përshkruar ata si “kriminelë”.

Grupi i fushatës Human Rights Watch (HRW) ka akuzuar qeverinë për përdorimin e ligjeve kundër terrorizmit për të burgosur kritikët e saj.

(Kosova Sot)