Rama mban premtimin për vajzën e komunitetit rom - Lajme - Kosova Sot
Rama mban premtimin pėr vajzėn e komunitetit rom

Rama mban premtimin pėr vajzėn e komunitetit rom

Në ditët e fundit të vitit, kryeministri Edi Rama i premtoi Eriglisës, vajzës së komunitetit rom, se do t’i gjente punë, pasi dëgjoi nga afër vuajtjet dhe përballjet e saj me varfërinë.

Teksa dëgjoi rrëfimin e saj te emisioni  “Ka një mesazh për ty”, kryeministri i bëri edhe një premtim live, te cilin sot mesa duket e ka realizuar. 

Ditën e sotme, kryeministri ka dhënë lajmin e mirë për Eriglisën, e cila i është bashkuar ekipit në Ministrinë e Shëndetësisë. Rama i premtoi vajzës së komunitetit rom se do ta bënte këshilltare në Ministrinë për Çështje Sociale, ndërsa sot i ka uruar mirëseardhjen në Ministrinë e Shëndetësisë të drejtuar nga Ogerta Manastirliu.

“Viti i ri i punës nisi sot në mëngjes, me mirëseardhjen e Eriglisës në ekipin e Ministres së Shëndetësisë e Mbrojtjes Sociale ShqipëriaqëDuam”, shkruan Rama. 

(Kosova Sot)

6 orë e 23 minuta më parë
17/01/18
aaaaaaaa