Evropa Veriperëndimore përfshihet nga stuhia “Eleanor” (Video)

  • 03 January 2018 - 17:14
Evropa Veriperëndimore përfshihet nga stuhia “Eleanor” (Video)

Pjesë të Francës nga Evropa veriperëndimore natën e kaluar dhe sot janë përfshirë nga stuhia Eleanor, e cila shkaktoi ndërprerje të energjisë elektrike dhe probleme në qarkullimin ajror.

Era e fuqishme ka lënë pa energji elektrike pothuajse 200.000 shtëpi në pjesën veriore të Francës. Erërat në disa vende kanë arritur shpejtësi deri në 140 kilometra në orë. Për shkak të motit të keq sot është mbyllur për vizitorët Kulla Eifel në Paris, shkruan BBC.

Ndërsa në Britaninë e Madhe dhe në Irlandë kanë fryrë erëra me shpejtësi deri në 160 kilometra në orë.

Moti i keq ka sjellë shi dhe breshër dhe ka lënë dhjetëra mijëra shtëpi pa energji elektrike. Më fuqishëm është goditur rajoni Konruoll në Anglinë jugperpëndimore. Era e fuqishme, shkaktoi ndërprerje të qarkullimit në aeroportin S’hiphol në qytetin holandez Amsterdam.

Deri tash, vec në Holandë raportohet se një person u plagos pasi që një pemë ra mbi te.
Era fryn me shpejtësi deri në 120 kilometra në orë, për çka administrata e aeroportit ka anuluar 176 nga 1.200 fluturimet e parapara dhe paralajmëroi se është e mundur të anulojë edhe fluturime të tjera. 

Stuhia Eleanor natën e kaluar e goditi territorin e Belgjikës, duke shkaktuar dëme serioze materiale. 

(Kosova Sot)