Gjermani: Fajësohen refugjatët për rritje të krimeve

  • 03 January 2018 - 17:58
Gjermani: Fajësohen refugjatët për rritje të krimeve

Refugjatët e moshës së re në Gjermani janë cilësuar fajtorët kryesorë për rritjen e krimit në Gjermani gjatë dy viteve të fundit, duke ngritur tensionet në debatin politik për migrantët.

Sipas një studimi, rritja e krimeve të dhunshme është rritur për 10 për qind gjatë viteve 2015 dhe 2016.

Më shumë se 90 për qind të tyre u janë atribuuar refugjatëve meshkuj.

Sidqoftë është theksuar se migrantët që kanë ardhur nga shtetet që përballen me lufta siç është Siria kanë qenë më pak të supozuar të kryjnë krime në krahasim me ata të vendeve të tjera.

Çështja e migrimit do të jetë një prej debateve kyçe në bisedimet për dialog në mes të kancelares gjermane, Angela Merkel dhe social demokratëve.

Arritja e më shumë se 1 milion migratëve në mesin e vitit 2015 në Gjermani, ka goditur të dyja partitë në zgjedhjet e fundit.

Studimi i financuar nga shteti ka vënë në pah se rritja e krimeve është shkak i migrantëve meshkuj të moshës nga 14 deri në 30 vjeçare.

Eksperti i kriminologjisë, Christian Pfeiffer, njëherësh një nga pjestarët e studimit ka thënë se ka pasur dallime të mëdha në mes të grupeve të refugjatëve varësisht prej vendit nga kanë ardhur dhe sa të mëdha kanë qenë mundësitë që ata të qëndrojnë apo fitojnë statusin ligjor në Gjermani.

Sipas studimit, azilkërkuesit që kanë ardhur nga vendet e luftës dhe kanë pasur mundësi për të qëndruar në Gjermani kanë tentuar të rrijnë larg skenave të krimit.

Ndër të tjera thuhet se bashkimi i familjeve duke lejuar ardhjen e pjestarëve të tjerë të familjes që të qëndrojnë në Gjermani mund të ndikojë në zvogëlimin e dhunës.

(Kosova Sot)