Ja çka do të ndodhte në rast se Trump vendos të fillojë një sulm nuklear

  • 03 January 2018 - 18:01
Ja çka do të ndodhte në rast se Trump vendos të fillojë një sulm nuklear

Donald Trump së fundmi ka deklaruar se ka butonin bërthamor më të madh dhe më të fuqishëm se lideri i Koresë Veriore, Kim Jong-un.

E vërteta, sidoqoftë, është se presidenti nuk ka një buton bërthamor në tavolinën e tij fare.

Në fakt, Trump ka akses në një çantë 20 kilogram, të njohur edhe si ‘’futboll’’, që u mbajt nga të gjithë presidentët.

Kërcënimi i Trump erdhi pasi që Kim Jong-un kishte thënë se ‘’SHBA duhet ta dijë se butoni bërthamor është në tavolinën time.’’

Trump u kundërpërgjigj duke shkruar në Twitter: ‘’A mund të informojë dikush regjimin e zbrazur dhe duke vdekur nga uria që edhe unë kam një buton bërthamor, mirëpo është shumë më i madh dhe më i fuqishëm se i tij, dhe ai punon me të vërtetë!’’

Nëse presidenti do të mund të organizonte një sulm, ai së pari do të duhej të identifikonte kodet unike.

Kodet janë regjistuar në një kartë të njohur si ‘’biskotë’’ që presidenti e mban gjithë kohën me vete.

Ato ndërrohen çdo ditë nga Agjencia Nacionale e Sigurisë.

Biskota ka disa kode të rrejshme, kështu që presidenti duhet të mbajë mend lokacionin e saktë të kodeve në kartë.

Ai pastaj mund të ketë qasje në çantën e njohur si ‘’futboll’ duke pasur komunikime të sigurta me ekipin duke marrë kështu instruksione si të identifikojë identitetin e tij dhe të transmetojë komandën.

Urdhri do të transmetohet në Pentagon përmes një radio dhe komande përmes ‘’futbollit’’.

Sekretari i Mbrojtjes e di radhitjen, mirëpo nuk e ka fuqinë e vetos për të.

Sistemi mund të hyjë në fuqi vetëm me urdhrin e presidentit, sipas Quartz.

Është ende e paqartë se si homologu i Trumpit në Korenë Veriore do të mund bënte një sulm të tillë, procedura e tillë mbetet ende mister.

Me Kim që thotë në adresimin për Vitin e Ri se i gjithë territori i SHBA-së është në territorin e armëve të tyre bërthamore, një gjë e tillë vazhdon të mbetet e paqartë.

(Kosova Sot)