Gruaja e Erdoganit ka menduar të bëjë vetëvrasje, lexoni disa deklarata tronditëse të saj

  • 03 January 2018 - 18:18
Gruaja e Erdoganit ka menduar të bëjë vetëvrasje, lexoni disa deklarata tronditëse të saj

Eminja, gruaja e presidentit të Turqisë Recep Tayyip Erdogan, që 40 vite jeton me të parin turk duke jetuar si një sulltaneshë në shtëpinë 65 milionëshe të tyre, dhe jo rrallëherë ka goditur popullin me deklaratat e saj.

Emija, ndonëse sot ka një jetë shumë komode dhe të qetë më herët ka përjetuar shumë ngjarje të trishta të cilat edhe e kanë shtyrë ta mendoj vetëvrasjen, si ajo kur vëllai i saj ia ndaloi shkollën duke qenë se sipas tij vratë nuk duhet të shkollohen.

Eminja u martua me Erdoganin 4 korrik 1978, krahas kundërshtimeve të mëdha të nënës së Erdoganit, e cila ka këmbëngulur që i biri të martohet me një femër krejtësisht të mbuluar, gjë që Eminja e ka refuzuar.

Emine Erdogani në vitin 2011 fitoi çmimin e Fondit Krans Montana për punën e saj për përmirësimin e pozitës së gruas në botën islame.

Në vitin 2016 zonja e parë e Turqisë bëri një deklaratë shumë të çuditshme që nxiti reagime, ku u rreshtuar pro mendimit se haremi duhet të ekzistojë:

“Haremi është një shkollë shumë e bukur e jetës! Kur i shikojmë veprat artistike, në numrin më të madh të rasteve hasim gra të pushtuara nga dëshira për pushtet dhe kënaqësi. Në të njëjtën kohë, haremet kanë qenë shkolla për gratë, shtëpi në të cilat ato janë përgatitur për jetën, kanë fituar arsimin dhe janë marrë me punë bamirëse. Të gjitha këto i kanë drejtuar nënat e sulltanëve”, deklaroi zonja e parë e Turqisë në konferencën “Nënat e sulltanëve që lanë gjurmë në historinë turke”, transmeton gazetametro.net

Gjithashtu Eminja ka thënë se gratë nuk duhet krahasuar me meshkujt, e ta mendojnë veten në të njëjtin nivel.

Emine Erdogan këtë deklaratë e bëri vetëm një ditë pasi që burri i saj tha se “gratë para së gjithash janë nëna”, duke shkaktuar hidhërimin e dhjetëra mijëra grave të cilat në shenjë proteste dolën në rrugët e Stambollit.

Më vonë një tjetër deklaratë e pritur me neveri nga populli qe se familjet turke duhet të kenë vetëm nga tre fëmijë,  kur mjetet kontraceptive i barazoi me sulmet ajrore kundër civilëve.

Eminja ka rrënjë arabe!

(Kosova Sot)