Krasniqi: Në vitin 2018 do të ketë një luftë shumë më të madhe ndaj monopoleve - Lajme - Kosova Sot
Krasniqi: Nė vitin 2018 do tė ketė njė luftė shumė mė tė madhe ndaj monopoleve

Krasniqi: Nė vitin 2018 do tė ketė njė luftė shumė mė tė madhe ndaj monopoleve

Lidhur me luftën që pritet të bëhet në këtë vit ndaj monopoleve në shumë fusha të ekonomisë ku ato ekzistojnë që nga paslufta dhe kanë zënë rrënjë në vend është prononcuar eksperti i kësaj fushe, Ahmet Krasniqi, nënkryetar aktual i Bordit të Autoritetit Kosovar të Konkurrencës. Me këtë rast nënkryetari Krasniqi për gazetën "Kosova Sot" tha se në vitin 2018 do të ketë një luftë shumë më të madhe ndaj monopoleve që janë shfaqur në shumë fusha të ekonomisë. "Është më se e sigurt se lufta ndaj monopoleve do të jetë si asnjëherë më parë deri më tani, sepse përbërja e tashme e Autoritetit Kosovar të Konkurrencës me punën që e kemi bërë gjatë vitit të kaluar tashmë i kemi identifikuar se cilat janë ato fusha ku ka pasur monopole, kurse këtë vit neve si autoritet na mbetet vetëm që të punojmë dhe t'i përfundojmë këto raste të monopoleve ku ato janë evidentuar se ekzistojnë dhe presim që të bëhet çrrënjosja e tyre duke krijuar një treg të lirë e të barabartë për të gjitha bizneset vendore dhe të huaja", potencoi ai.

(Kosova Sot)

11 orë e 53 minuta më parë
23/01/18
aaaaaaaa