Problemet gjyqësore të Eni Çobanit, avokatja tregon të vërtetën (Video) - Lajme - Kosova Sot
Problemet gjyqësore të Eni Çobanit, avokatja tregon të vërtetën (Video)

Problemet gjyqësore të Eni Çobanit, avokatja tregon të vërtetën (Video)

Avokatja e njohur Eni Çobani, në fillim të muajit dhjetor, u kallëzua penalisht në Prokurorinë e Tiranës nga një gjyqtar i Gjykatës së Korçës. Selajdin Pysqyli e ka akuzuar avokaten se e ka fyer publikisht në emisionin e saj “Shihemi në Gjyq”, ku ajo zhvillon seanca ndërmjetësimi.

Eni Çobani, në një bisedë për gazetaren Elda Lamja për emisionin ‘Vila 24’ në News 24 në ditën e parë të 2018-ës është ndalur jo vetëm te puna e saj e përditshme duke i bërë një bilanc, por ka folur edhe për aspektin personal.

Lidhur me këtë, por jo vetëm, Eni i ka bërë të ditur se kur përmend emrin e saj, do të përmend çdo emër tjetër që vjen nërpërmjet fakteve. “Kushdo që ka marrë përsipër pozicione publike, jemi të detyruar përballë publikut të flasim me transparencë për të gjitha aktet, apo ata çka na vijnë ne në dorë, ku burimin e kam pikërisht nga publiku.

Shqetësimi më i madh është të themi vendimin, por mos të themi emrat. Unë këtu kam zgjedhur që të them emrat, sepse unë kam zgjedhur të them fillimisht emrin tim. Dhe kur unë kam zgjedhur të them emrin tim në publik, do të përmend çdo emër tjetër që vjen më pas nëpërmejet fakteve dhe akteve të shkuara publikisht nga kolegët e mi të nderuar.

Dhe këtu nuk ka asnjë keqdashje apo prekje të individëve të ndryshëm apo dinjitetit të tyre. Kjo sepse unë kam një kujdes të jashtëzakonshëm për të ndarë këto dy momente, në njërën anë vlerësimin dhe analizën e ligjit material dhe procedurave të përcaktuara gjatë këtyre vendimmarrjeve.

Sot vendimmarrjet merren në mënyë publike. “Me dyer të hapura” – thotë ligji”, – ka pohuar Çobani.

(Kosova Sot)

8 orë e 31 minuta më parë
23/04/18