Mustafa: Konkurrenca e padrejtë - Lajme - Kosova Sot
Mustafa: Konkurrenca e padrejtë

Mustafa: Konkurrenca e padrejtë

Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës dhe eksperti i ekonomisë, Nazmi Mustafa, për gazetën "Kosova Sot" tha se sfidat janë të mëdha dhe ato që kanë qenë premtime të Qeverisë duhet që të shndërrohen në veprime konkrete."Nevojitet krijimi i kushteve të barabarta për kapital të jashtëm dhe ajo që të ne kërkon analiza duhet që të jemi konkurrentë edhe me shtetet e regjionit për joshje të kapitalit të huaj me kushte më të mira dhe më atraktive në të gjitha këto pasuri që disponon Kosova", u shpreh ai. Sipas Mustafës, deri tash, fare pak ka realizim të premtimeve nga kjo qeveri."Të rinjtë tanë në vend se të shkojnë në Evropë ata së pari duhet t'i angazhojmë këtu, në vendin tonë, sepse një pjesë e tyre mund edhe munden ta gjejnë veten e tyre edhe këtu në Kosovë. Kjo duhet të bëhet, sepse Gjermania po kërkon forcë pune nga vendet e Ballkanit Perëndimor, ku shumica e të rinjve janë kosovarë dhe për këtë qëllim qeveria 'Haradinaj' duhet që ta ketë një program të veçantë që të punësohen të rinjtë tanë", potencoi Mustafa. "Lufta ndaj monopoleve, kontrabandës dhe evazionit fiskal janë shumë sfida të mëdha dhe si të tilla këto duhet që të jenë detyra permanente të institucioneve dhe nuk është aspak e lehtë që këto çrregullime të luftohen në mënyrë që të krijohet një realitet i barabartë dhe konkurrues në treg për të gjitha bizneset", tha më tutje ai.

(Kosova Sot)

21 orë e 56 minuta më parë
26/04/18