Grapci: Batoni me këtë po e dëshmon që më shumë i konvenon një shtet me korrupsion, krim dhe shërbime ilegale

  • 03 January 2018 - 21:56
Grapci: Batoni me këtë po e dëshmon që më shumë i konvenon një shtet me korrupsion, krim dhe shërbime ilegale

Analisti Dardan Grapci konsideron se Kosova mund të humbë shumë nga turbullirat politike të fundvitit që lamë pas, duke filluar nga liberalizimi i vizave e tutje, e që të gjitha vijnë si pasojë e infiltrimit të shërbimeve të huaja në politikëbërjen e shtetit të Kosovës. "Baton Haxhiu po gabon që po lobon pro shfuqizimit të Ligjit për Gjykatën Speciale, sepse Batoni me këtë po e dëshmon që më shumë i konvenon një shtet me korrupsion, krim dhe shërbime ilegale, sesa një shtet i pasur pa korrupsion, krim dhe shërbime ilegale. Është e ditur që Baton Haxhiu është thuajse dora e djathtë i Hashim Thaçit dhe 3 politikanëve të tjerë", theksoi ai. "Ambasadorët e dy shteteve, siç janë Amerika dhe Anglia, e kanë thënë troç dhe qartë që Kosova apo më mirë të themi pushtetarët politikë në Kosovë janë duke e kthyer Kosovën në një enklavë, ku së shpejti askush nuk do t'i ndihmojë popullit, me gabimet e tyre që janë duke i bërë", tha Grapci për "Kosova Sot".

(Kosova Sot)