Burjani: Klasa politike është shtyrë vetëm në motive pasurimi pa bazë dhe zhvatje të buxhetit - Lajme - Kosova Sot
Burjani: Klasa politike ėshtė shtyrė vetėm nė motive pasurimi pa bazė dhe zhvatje tė buxhetit

Burjani: Klasa politike ėshtė shtyrė vetėm nė motive pasurimi pa bazė dhe zhvatje tė buxhetit

Analisti Blerim Burjani konsideron se pas këtyre zhvillimeve të papritura në fundvitin e kaluar, për të mjekuar plagët që u shkaktuan në raport të marrëdhënieve me faktorin ndërkombëtar, për kthimin e normalitetit dhe besimit në politikën kosovare, duhet të ndodhin ndryshime rrënjësore në politikëbërje, sepse kjo klasë politike është shtyrë vetëm në motive pasurimi pa bazë dhe zhvatje të buxhetit përmes një numri të madh përfituesish analfabetë. "Kjo ka bërë që shteti të jetë një instrument pasurimi dhe jo i zgjidhjeve për qytetarët. Zgjidhje s'ka për interesin qytetar, as për atë politik, në vend të zgjidhjes ka konfuzitet, ka padijshmëri dhe forma të tjera, siç janë shtuar vitin e kaluar në ballafaqimin e ashpërsimit të raporteve edhe me shtetet mike. Kjo është e dëmshme dhe problematike për të ardhmen e Kosovës", theksoi Burjani për "Kosova Sot". 

(Kosova Sot)

21 orë e 43 minuta më parë
21/01/18
aaaaaaaa