Dobësohet euro, përfitojnë bursat evropiane

  • 03 January 2018 - 22:55
Dobësohet euro, përfitojnë bursat evropiane

Bursat kryesore evropiane u mbyllën sot me rritje duke përfituar veçanërisht nga dobësimi i euros që favorizon eksportet dhe sektorin e naftës nga rritja e çmimit të arit të zi.

“Dobësimi i euros ka mundësuar për tregjet evropiane të shkojnë përpara”, theksoi Daniel Larrouturou, drejtor i përgjithshëm i deleguar i “Diamant Bleu Gestion”.

Euro është dobësuar sërish pas disa ditëve në rritje përballë dollarit që i vendosi vendet evropiane nën presion.

Rreth orës 18:00 GMT, euro u vlerësua me 1,2028 dollarë, pasi arriti të martën 1,2081 dollarë, niveli më i lartë në katër muaj.

“Treguesit evropianë kanë mundur të përfitojnë nga stimulimi reciprok i vlerave lidhur me lëndët e para pas niveleve të tjera më të larta arritur nga çmimet e naftës dhe dinamizmi i sektorit teknologjik në SHBA”, shtoi Larrouturou, përcjell Atsh.

Sot, Eurostoxx 50 ishte në rritje me 0.56 për qind.

Në Frankfurt, treguesi Dax ka fituar 118,43 pikë (+0,92 për qind).

Bursa e Parisi ka rifituar terren (+0,81 për qind) duke përfituar nga dobësimi i euros.

(Kosova Sot)