Pamje të FRIKSHME! Djalit nga Përmeti i humbin 3 gishta, i shpërthen kapsolla në dorë (Foto)

  • 03 January 2018 - 23:33
Pamje të FRIKSHME! Djalit nga Përmeti i humbin 3 gishta, i shpërthen kapsolla në dorë (Foto)

Një makth i vërtetë ka rezultuar mbrëmja e ndërrimit të viteve për një 32-vjeçar nga Përmeti.

Kjo pasi teksa ka ndezur një kapsolle (tip fishekzjarri me fitil) i ka plasur në dorë, duke i hequr tre gishërinj.

Shpërthimi ka qenë i fuqishëm, saqë i ka shkaktuar 32-vjeçarit dëmtime mjaft të mëdha.

Është një mik i tij, i cili shkruan në JOQ, duke dërguar dhe foton e dorës së masakruar.

Ai shkruan:

Sa e ndezi fishekzjarrin i plasi në dorë. Janë nga ato që janë 80 lekë dhe kanë një pjesë fitili dhe pasi i ndez plasin në tokë. Si kapsollë dmth se nuk po mund të gjej foto.”

Sa të sigurta janë kapsollet që tregtohen në vendin tonë. Kush duhet të mbajë përgjegjesi në raste të tilla?

(Kosova Sot)