Shpërthen Limaj, ja çfarë thotë për Specialen

  • 03 August 2015 - 13:15
Shpërthen Limaj, ja çfarë thotë për Specialen

Deputeti i partisë Nisma për Kosovën, Fatmir Limaj shprehu habinë e tij se pavarësisht kërkesës për të biseduar për Specialen ka pak deputetë në seancë. Ai ka shpërthyer duke thënë se Parlamenti është para goditjes përfundimtare dhe se çfarëdo që vendos Kuvendi sot është i papranueshëm dhe ky vendim nuk ka legjitimitet.

Sot, jemi në një situate shumë më të vështirë se në seancën e kaluar për temën e njëjtë. Sot Parlamenti I Kosovës është duke u sfidauar edhe me ekzistencën et ij. Koalicioni qeveritar e ka mohuar vendimin e Kuvendit, dhe kanë marrë iniciativë të vazhdueshme për ta përmbysur vendimin e këtij Parlamenti. Para një muaj është diskutar pro e kundër, secili sipas bindjes së tij, dhe është votuar pa asnjë presion praa. Ky vendim i Parlamentit menjëherë është refuzuar nga ekzekutivi. Kjo është goditje në sistemin juridik të këtij vendi. Në sytë e vëzhguesve dhe ky Parlament po e konfirmon jo seriozitetin e shtetndërimit tonë. Shihet se si përmbyset vendimi i institucionit më të lartë pa asnjë shqetësi. Mund të na pëlqej për politika ditore por pasojat pas këtij vendimi do të jenë të mëdha. Si mundemi nesër nga kjo foltore me iu thënë njerëzve duhet të respektohen vendimet e Parlamentit.
E habitshme, është edhe fakti se deputetët që kanë votuar kundër, ndaj tyre është ushtruar presion psikologjik i paraparë.  Ky presion në demokracinë çfarë jemi ne nuk ka guxuar të ushtrohet sepse deputeti është Sovran në vendimin e tij. Kjo formë po bëhet në syrin e miqve tone, dhe para këtij presioni po heshtin të gjithë., Pse, për shkak të agjendave ditore politike. Sot, Kosova po merr goditje që do të ketë pasoja afatgjate, dhe më e keqja këto pasoja po ia sjellim ne vet. Prandaj, i ftoj deputetët por edhe të tjerët ta kenë parasysh këtë fakt. Parlamenti është para goditjes përfundimtare. Nuk shkatërrohet me i heq karrigat dhe me i dërgu njerëzit në burg, por kështu rrënohet. Çfarëdo që vendos Kuvendi sot është i papranueshëm dhe ky vendim nuk ka legjitimitet. Ju po e shkatërroni këtë vend. Unë nuk kam dëgjuar përveç politikave deklartave rutinore, nuk kam dëgjuar argument, pse duhet me ndryshu Kushtetutën. Pse, duhet me fut këtë çështje në Kushtetutë. S’ka argumente. S’kam dëgju ende një argument pse duhet një Gjykatë Kushtetuese për ndjekjen e krimeve të luftës. Pse duhet Parlamenti duhet të heq dorë nga kompetencat që  ia ka dhënë qytetari. Shikoni çfarë po ndodh me FAK-un. S’po mundemi me votu FAK-un pa votat e komunitetit serb.  As Gjykatën Speciale nuk do të mundmi me mbyll pa votat e Listës Serbe.
Asnjë Parlament nuk është biseduar më shumë për çështjen e krimeve të luftës
. Pse s’po e bjerni statusin e Hagës, ktheni bëni ligj, i garanton të gjitha standardet ndërkombëtare. Deputetët sot me at ligj kanë më çu dorën me dënu njerëz. Nëse votoni at ligj keni votu aktgjykim. Kujt, poi a jepni ata njerëz nesër, si e ka emrin ai që do t’i gjykoj. Kush është ajo trup, çfarë emri ka. Ata do të thonë se janë një grup të huaj, por se Kosova është duke i dënuar.
Çështja është serioze. Jemi të interesuar me ruajtur miqësinë, partneritetin. Politika është partneritet. Parlamenti nuk duhet të refuzoj ndjekjen e krimeve të luftës, por nuk guxon të votoj një ligj inkriminues pa asnjë standard ndërkombëtarë. Ju që e keni pasur qëndrimin mos e ndryshoni. Me bindje dhe dëshirë nuk ka njerëz. Vota do t'iu ndjek deri në fund. T'i lëjmë për një moment grupimet politike. Tema është secili nga bindja jonë të vendosim. Nga sot po legjitimojmë  anarkinë, mospranimin e qëndrimeve që na pëlqejnë. Sot jemi dëshmitarë se në syrin e të gjithëve u shkelën procedurat. Me standard të dyfishta nuk shkohet. Prandaj ju ftoj me gjakftohësi ta refuzojmë, ta ruajmë integritetin e territorit të Kosovës. Dhe ta ndërtojmë një Gjykatë që nuk prek sovranitetin e vendit.  Sot nuk përfundon çështja, por nga sot fillon dhe jeni bashkëpërgjegjës çka mund t'i ndodh këtij vendi",
ka deklaruar Limaj.

(Kosova Sot)