Nait Hasani, deputetëve: Nënat dhe fëmijët nga Krusha e Madhe kërkojnë të mos themelohet Specialja

  • 03 August 2015 - 13:39
Nait Hasani, deputetëve: Nënat dhe fëmijët nga Krusha e Madhe kërkojnë të mos themelohet Specialja

Deputeti i PDK-së, Nait Hasani, tha se kjo Gjykatë themelohet për ta abstenuar Serbinë dhe shfajësuar gjenocin që ka bërë në Kosovë. Sipas, tij kjo Gjykatë bëhet kundër Kosovës.

“Kjo gjykatë si po ndërtohet është selektive dhe gjykon vetëm shqiptarët dhe kjo gjykatë është etnike. Kjo gjykatë amniston Krushën e vogël, nuk dënon krimet në Krushën e Madhe. Nënat dhe fëmijët nga Krusha e Madhe kërkojnë që Gjykata të mosthemelohet”, tha Hasani, transmeton “Kosova Sot ONLINE”.

Hasani tha se kjo Gjykatë nuk dënon asnjë masakër të bërë nga serbët në Kosovë. Ai ka treguar foto të shqiptarëve që janë vrarë e masakruar në vende të ndryshme të Kosovës.

Ai pasi ka treguar të gjitha fotot e shqiptarëve të vrarë që i ka pasur me vete, ka thënë se kriminelët serb ende të lirë në Serbi.

Hasani tha se duhet të formohet një Gjykatë univerzale për dënimin e krimeve dhe duhet gjykar të gjithë kriminelët pa i dalluar e selektuar. "Unë kërkoj Gjykatë univerzale për të gjithë. Besoj se janë edhe miqtë ndërkombëtarë",

"Deputetë votoni kundër Gjykatës Speciale", ka deklaruar Hasani.

(Kosova Sot)