Deçanasi plagoset duke pirë kafe

  • 03 August 2015 - 14:19
Deçanasi plagoset duke pirë kafe

Policia e Kosovës raporton se mbrëmë rreth orës 21:00 një person është plagosur në Deçan.

I njëjti ishte plagosur derisa ishte duke pirë kafe në një lokal nga një veturë në lëvizje dikush kishte shtënë me armë, me ç’rast si pasojë e saj viktima ishte plagosur në këmbën e djathtë. Në vendngjarje është gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë dhe një predhë.

Më datën 3 gusht rreth orës 00:50 minuta është vetëdorëzuar një i dyshuar në gjendje të dehur dhe kishte dorëzuar një pistoletë me tre fishekë prodhim Czechoslovakia. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa një i dyshuar tjetër gjendet në arrati. (Kosova Sot)