Koci akuzon Limajn: Je turpi i politikës dhe demokracisë kosovare

  • 03 August 2015 - 14:26
Koci akuzon Limajn: Je turpi i politikës dhe demokracisë kosovare

Zëvendësministri i Zhvillimit Ekonomik (MZHE), Gani Koci, ka komentuar  fjalimin e liderit të “Nisma për Kosovën”, Fatmir Limaj, duke thënë se ai është turpëruar me qëndrimin e tij “dinjitoz” në Gjykatën e Hagës, por se sipas tij, i janë gëzuar lirimit të tij.

Përmes një postimi në ‘Facebook’, Koci ka thënë se Limaj ‘është turpi i politikës dhe demokracisë kosovare”. 

Lexoni postimin e plotë të Kocit:

Fatmir jemi turperuar me qendrimin tend "dinjitoz" ne Gjykaten e Hages, por i jemi gezuar lirimit tend! Dije se je turpi i politikes dhe demokracise kosovare. Nga kjo nuk mund te shpetosh..! Perendimi yt tashme nuk ka te ndalur.. Mos ja fut kot me rregulla juridike e drejtesi, kujtoje kush te futi ne politikë dhe cili ishte tjetri qe te beri magjister te shkencave juriduke...! Nuk e din as qfar titulli kishte punimi yt i magjistratyres...???!!! Aman mos na shit mend te pakten neve qe te njohim!

(Kosova Sot)