E zë korrenti duke salduar, humb jetën 25 vjeçari në Mat

  • 03 August 2015 - 14:55
E zë korrenti duke salduar, humb jetën 25 vjeçari në Mat

Një i ri në Mat ka humbur jetën si pasojë e kontaktit me energjinë elektrike. Ngjarja e rëndë ka ndodhur pak pas mesditës së sotme, ku viktima e moshës 25 vjeçare ishte duke salduar disa hekura kur e zuri korrenti.
Pavarësisht çdo ndihme të dhënë ai humbi jetën brenda pak çastesh.
Të dhënat lidhur me këtë rast janë ende të pakta, ndërsa uniformat blu po hetojnë për zbardhjen e ngjarjes.