Politikanët e papërgjegjshëm po e izolojnë Kosovën (Foto/Video) - Lajme - Kosova Sot
Politikanët e papërgjegjshëm po e izolojnë Kosovën (Foto/Video)

Politikanët e papërgjegjshëm po e izolojnë Kosovën (Foto/Video)

Të anketuarit e “Kosova Sot” shumica prej tyre ia hedhin fajin politikanëve për izolimin e Kosovës dhe në mospërmbushjen e kritereve.

Image

Emrush Gashi thotë se fajtorët për izolimin e vendit janë udhëheqësit tanë i. “Gjysma prej tyre janë të pa shkolluar, bile kam dëgjuar se nuk kanë shkollë fillore dhe kanë marrë fakultetin. Nuk ka askund një kërcim të tilla”.

Image

Naim Berisha thotë se për izolimin e vendit është fajtor edhe bashkësia ndërkombëtare por edhe politika jonë. “Por përqindja më e madhe e fajit është të mos përmbushja e detyrave kryesore nga ana e politikës vendore”.

Image

Ahmet Krasniqi thotë se është fajtore Amerika. “Qeveria jonë nuk është, këta në qeveri siç thotë populli janë peshq të vegjël. Ajo e ka izoluar edhe Serbinë”.

Image

Sokol Plakolli mendon se Kosova nuk është e izoluar. “Ka që njëzet vite nga vende të ndryshme e frekuentojnë Kosovën. Ky lloj izolimi që po e quajmë mungesa e liberalizimit të vizave, është favori më i madh që po ia bëjnë Kosovës”.

 

 

(Kosova Sot)

 

2 orë e 18 minuta më parë
16/08/18