Gazeta serbe ‘Politika’: Egjipti e ka njohur vetëm gojarisht Kosovën

  • 09 January 2018 - 10:17
Gazeta serbe ‘Politika’: Egjipti e ka njohur vetëm gojarisht Kosovën

Gazeta serbe “Politika” shkruan sot se Egjipti e ka njohur Kosovën si shtet vetëm gojarisht – pa kurrfarë letre – në qershor të vitit 2013, tri ditë para rënies së “Vëllazërisë Myslimane”

“Politika” shkruan se kjo është një njohje shumë e brishtë, që u kundërshtua edhe nga Ministria e Jashtme e atëhershme e Egjiptit, –  duke iu referuar kështu një burimi nga qarqet diplomatike.I njëjti burim i panjohur, thotë se nuk ekziston asnjë shkëmbim i letrave mes Ministrive të Jashtme në Egjipt dhe asaj në Kosovë, por vetëm përmes një deklarate verbale të ish-zëdhënësit të ministrisë, Badr Abdel Ati.

– E gjitha kjo ka ndodhur më 26 qershor 2013, tre ditë para rënies së “Vëllazërisë Myslimane”. Kjo njohje verbale ishte rezultat i disa llogaritjeve të brendshme të “Vëllazërisë Myslimane” dhe presioneve të jashtme që iu nënshtruan – thotë bashkëbiseduesi nga lista e Beogradit, duke e komentuar informacionin që Egjipti po konsideron tërheqjen e njohjes.Sipas tij, mënyra e duhur dhe e zakonshme  për ta njohur një shtet, është shkëmbimi i deklaratave të njohjes së pavarësisë, mbi vendosjen e marrëdhënieve diplomatike dhe hapja e ambasadave, por në këtë rast – kjo nuk ekziston.

Rregulli është që njohjen ta sjellë MPJ, bazuar në vendimin që ka marrë Qeveria, ose shefi i shteti, dhe kur vjen puna e tërheqjes së njohjes, nuk nevojitet të dërgohet një letër zyrtarisht, por mund të bëhet edhe në mënyrë tjetër, shpjegon bashkëbiseduesi për “Politika”.Si diplomatët serb, po ashtu edhe nga zyrtarët e Amanit mund të dëgjoni se kanë thënë që Egjipti nuk e ka njohur Kosovën, thuhet në tekst.I pyetur se a mundet me të vërtetë që Egjipti ta tërheqë njohjen e Kosovës, zëvendëskryeministri i parë, njëherësh edhe Ministër i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, i ka thënë “Dneivnikut” beogradas – “Do ta shohim”.Në të njëjtën kohë, ambasadori egjiptian në Beograd, Ezldin Fahmi Mahmoud Fahmi thotë se ambasada nuk ka informata zyrtare nga Ministria e Punëve të Jashtme apo qeveria egjiptiane dhe se “ata nuk mund të mbështeten në informacionet e botuara në disa gazeta”.Sipas “Vecernje Novosti” forca aktuale që është në pushtet, beson se duhet të rishikohet vendimi për njohjen e pavarësisë së Kosovës, dhe siç është shkruar së fundmi në mediat Egjiptiane, pritet rishqyrtimi i këtij vendimi, transmeton GazetaBlic.

“Politika” tregon se Egjipti nuk është një i vetmi rast që ka bërë njohjen verbale të Kosovës, duke përmendur shembullin e Guinea Bissau, dhe në të njëjtën kohë kujton se në fund të tetorit  kishte ardhur vendimi për të tërhequr njohjen e pavarësisë edhe nga shteti i Surinamit, ndërsa São Tomé Príncipe është vendi i parë në të cilin lindi ideja e ndryshimit të qëndrimit rreth njohjes së shtetësisë së Kosovës.Nëse Egjipti në çfarëdo forme do ta tërheqë njohjen gojore të pavarësisë së Kosovës, ky do të ishte një lajm me shumë ndikim që do të dilte në publikun botërorë, pasi që Egjipti është një shtet arab me ndikim të madh, dhe njëherësh do të ishte shteti më me ndikim që do ta bënte një hap të tillë, ka ardhur në përfundim “Politika”.

(Kosova Sot)