KRU “Gjakova” ka një njoftim për ndërprerjen e ujit në linjën e Anadrinit

  • 09 January 2018 - 10:46
KRU “Gjakova” ka një njoftim për ndërprerjen e ujit në linjën e Anadrinit

KRU "Gjakova" në një njoftim për media ka lajmëruar që do të ndërpres ujin në linjën e Anadrinit.

Më poshtë gjeni njoftimin e KRU "Gjakova":

Njoftojmë konsumatorët e KRU “Gjakova” që me dt. 06.01.2018 në ora 14:00, kemi pasur përsëri defekt në gypin Ǿ 250, në linjën Kramovik-Qifllak-Dobidol.

Me keqardhje ju njoftojmë që  Kompania jonë është marrur shumë seriozisht me evitimin e defekteve të paraqitura në këtë linjë të Anadrinit ( këtë e dinë edhe banorët e atyre fshatrave) por ju para lajmërojmë se nga sot Kompania jonë, për shkak të implikimeve të mëdha financiare do të detyrohet të ndërpresë ujin në ketë linjë deri në ndërrimin e gypit.

Pasiqë zyrtarisht në aspektin teknik nuk është pranuar ky rrjet nga KRU “Gjakova” dhe për shkak të paraqitjes së defekteve të vazhdueshme dhe shpenzimeve enorme që na krijohen në këtë mirëmbajtje, kërkohet nga Kryetari i Komunës së Rahovecit z. Smajl Latifi, që të ndërmerr hapa urgjent në ndërrimin e gypit në fjalë në gjatësi 900 m, dhe pastaj edhe 1100 m, në po atë linjë të furnizimit me ujë.

Edhe përkundër defekteve të mëdha gjatë këtyre viteve, vetëm gjatë vitit 2017, kemi pasur mbi 30 intervenime të cilat na kanë kushtuar mbi 27.000 €, për shkak të cilësisë së dobët të gypave.

Gjithashtu nga komuniteti që jeton në atë pjesë, nga defektet në gypa, kemi pasur edhe dëme në kulturat bujqësore ku fshatarët kanë kërkuar edhe kompensimin e dëmeve të bëra, ku deri me tani KRU "Gjakova" ka qenë e detyruar t'i kompensoj edhe ato dëme.

Kërkojmë mirëkuptim nga banorët e atyre fshatrave dhe i falenderojmë për bashkëpunimin e deritanishëm.

(Kosova Sot)